Të reshura të mëdha të borës kanë shkaktuar kaso në komunikacion në disa pjesë të Gjermanisë dhe Austrisë.
Autoritetet e dy vendeve për shkak të rrezikut janë detyruar t’i mbyllin disa rrugë, hekurudha dhe t’i anulojnë disa linja fluturimi.
Aeroporti në Munih, i dyti më i madhi në Gjermani, ka njoftuar se janë anuluar 120 fluturime.
Herkurudha austriake OeBB ka njoftuar se disa linja po ashtu janë mbyllur për shkak të rrezikut nga orteqet, transmeton Ballkani.info.
Autoritetet në këtë vend kanë njoftuar se disa rrugë janë mbyllur, përfshirë edhe atë që çon në Bishofshofen, qytetin ku do të duhej këtë vit të mbaheshin garat në fluturim me ski “Four Hills”, pasi që brenda natës ka rënë borë më shumë se 50 centimetra
Autoritetet rajonale në Salzburg kanë paralajmëruar për rrezikun e skijimit jashtë shtigjeve. /Ballkani.info/







