Protestuesit, e njohur si “Jelekët e Verdhë”, po protestojnë për të 25 javë me radhë në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

Në Paris, disa mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore. Në qytetin lindors, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Policia franceze ka përdorur gaz lotësjellës në mënyrë që t’i largojë protestuesit të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg, transmeton Ballkani.info.

Në përgjigje ndaj protestave, presidenti francez, Macron, ka njoftuar për shkurtimin e taksave për punëtorët e klasës së mesme dhe ka thënë se planifikon të mbyllë një kolegj të elitës franceze, ku shkollohen nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët, raporton AP.

Megjithatë, Macron ka premtuar se do të shtyjë përpara politikat pro-biznesore, të cilat po kundërshtohen nga protestuesit.

Large #GiletsJaunes protest in #Strasbourg gets the march underway.#ActeXXIV#Acte24#MacronDemissionpic.twitter.com/TRiaMvnbqM

— Ian56 (@Ian56789) April 27, 2019

Protestuesit thonë se Macron po favorizon të pasurit dhe po kërkojnë që të rriten pagat dhe pensionet. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=r8FozwiGV_E