LAJMI I FUNDIT

Kaos në Novi Pazar: Përleshje masive për zgjedhjet, Serbia nuk gjen rehati pas procesit të kontestuar (VIDEO)

Një dramë e vërtetë shpërtheu në Novi Pazar pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve republikane në Serbi.

Partitë opozitare SDA Sanxhak, SPP dhe GPS kërkuan që votat të kontrollohen edhe një herë, ndërsa ditët e fundit janë organizuar protesta të të dyja rrymave, shkruan Ballkani.info.

Së pari, në natën e zgjedhjeve, Rasim Ljajiq shpalli fitoren e partisë së tij SDPS, duke thënë se ai kishte pritur më shumë vota, por se ai ende mori mjaftueshëm për të qëndruar në pushtet në Novi Pazar. Fill pas tij, Usame Zukorliq shpalli fitoren, duke thënë se opozita arriti rezultatin më të mirë dhe se zgjedhjet treguan se SPP e tij është partia më e fortë boshnjake në Serbi.

Megjithatë, rezultatet erdhën shumë shpejt dhe ato në Novi Pazar treguan se lista e Ljajiqit mori më shumë vota.

Novi Pazari Evropian – Rasim Ljajiq fitoi 19 mandate me 17.267 vota, SPP Edin Gjerlek, kryetar komune – Ndryshimi është fitore – mori mbështetjen e 10.783 votuesve për 12 mandate, dhe SDA Sanxhaka – Dr. Sulejman Ugljanin fitoi 8.964 dhe 10 këshilltarë komunal.

Lista e Aleksandër Vuçiqit – Novi Pazar nuk duhet të ndalet – Ivica Daçiq, e cila përbëhet nga koalicioni SNS, SPS dhe SRS, ka marrë mbështetjen e 4690 votuesve dhe do të ketë pesë këshilltarë. 1,554 votues votuan për listën GPS.

Dje përfaqësuesit e opozitës kërkuan inspektimin e të gjithë materialit zgjedhor për shkak të dyshimit për ricaktimin e zgjedhjeve, por Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i refuzoi si të pabazuara duke konsideruar se nuk është sipas ligjit. Në vend të kësaj, janë shqyrtuar pesë për qind e materialeve dhe opozita thotë se me atë rast është konstatuar se ka pasur shkelje të rënda të dispozitave të Ligjit për zgjedhjet lokale.

Për këtë arsye ata kanë dërguar kërkesë për përsëritjen e votimit në këtë qytet dhe pritet përgjigja e GIK-ut për kërkesën e tyre.

Ndërkohë, u mbajtën protesta të opozitës dhe u mblodhën edhe anëtarë të SDP-së, gjatë të cilave pati përleshje. E mes dy grupeve kundërshtare qëndronte Usame Zukorliq, i cili po përpiqej të parandalonte një incident më të madh.

Siç raportojnë mediat, mbështetësit e SDP-së provokuan dhe shanë opozitarët e mbledhur, gjë që bëri që ata të tentojnë sulmin ndaj administratës së qytetit.

SPP e Zukorliqit ka publikuar një deklaratë në të cilën dënon, siç pretendojnë, “përpjekjen e simpatizantëve të SDP-së për të shkaktuar incident” sepse ata po vijnë në zonën e sheshit të qytetit në të njëjtën kohë kur partitë opozitare po protestojnë. /Ballkani.info/

​BONUS VIDEO: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin