Në qendër të Londrës

Kaos në Londër, protestuesit përleshen me policinë, hedhin shishe dhe flakadanë: “Palestina do të jetë e lirë!” FOTO, VIDEO

Në qendër të Londrës, mijëra njerëz u mblodhën në mbështetje të popullit palestinez. Gjatë protestës ka pasur trazira dhe disa persona janë arrestuar.

Marshimi filloi rreth orës 13:00 me orën lokale, dhe pjesëmarrësit e tubimit në mbështetje të Palestinës kishin lyer më herët ndërtesën e BBC-së me ngjyrë të kuqe, transmeton Ballkani.info.

Protesters hold flares during a pro Palestinian demonstration in London, Saturday, Oct. 14, 2023. Palestine Solidarity Campaign hosts march in support of Palestinians caught up in the war between Israel and Hamas following attacks last weekend. The march is supported by Friends of Al-Aqsa, Stop the War Coalition, Muslim Association of Britain, Palestinian Forum in Britain, Campaign for Nuclear Disarmament. (AP Photo/Kin Cheung)

Një grup i njohur si Veprimi i Palestinës mori përgjegjësinë për dëmtimin e ndërtesës, duke akuzuar median për pjesëmarrje në dhunën kundër palestinezëve.

Gjatë demonstratës, mbështetësit ndezën pishtarë në ngjyrat e kuqe, jeshile dhe të zezë dhe brohoritën slogane si “Palestinë e lirë” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Protesters attend a pro Palestinian demonstration in London, Saturday, Oct. 14, 2023. Palestine Solidarity Campaign hosts march in support of Palestinians caught up in the war between Israel and Hamas. (AP Photo/Kin Cheung)

Protestat “paqësore” pro-palestineze morën një kthesë të shëmtuar pasi aktivistët hodhën shishe, pankarta dhe pishtarë ndaj policisë në sheshin Trafalgar. Ka edhe të arrestuar, raporton Jutarnji list.

Protestuesit marshuan përpara Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministrit Rishi Sunak.

Policia e Londrës ka mobilizuar më shumë se 1000 oficerë për të siguruar ngjarjen dhe e ka bërë të qartë se do t’i përgjigjet mbështetjes për Hamasin ose devijimit nga rruga e përcaktuar.

Protesters scuffle with police during a pro Palestinian demonstration in London, Saturday, Oct. 14, 2023, in support of Palestinians caught up in the war between Israel and Hamas. (AP Photo/Kin Cheung)

Pas protestës, policia njoftoi se ka arrestuar shtatë persona, katër prej të cilëve pasi nuk kanë pranuar të heqin maskat.

Protestat pro-palestineze janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në mbarë botën.