Kaos në Kuvendin e Serbisë, opozitarët serbë i sulen ta sulmojnë Vuçiqin

Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një përleshje, ku deputetët e opozitës nga krahu ekstrem i djathtë i janë vërsulur Vuçiqit për t’u përleshur fizikisht me të.

Siç raporton Danas, pas sherrit, deputetët e opozitës së djathtë janë ngritur dhe janë drejtuar drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që çoi në prag të konfrontimit fizik.

Opozitarët serbë u ngritën nga ulëset e tyre dhe qëndruan në këmbë, duke bërë zhurmë, duke hedhur sende, madje duke i rënë bilbilit.

Vuçiq deklaroi se “askush nuk do të nënshkruajë asgjë” për Kosovën.