Kaos në Karakas: Automjeti ushtarak kalon mbi demonstruesit, Guaido: S’ka kthim pas (VIDEO)

Në Venezuelë është duke vazhduar tentimi për grusht-shtet, por pjesëtarët e ushtrisë nuk po heqin dorë nga mbështetja e presidentit Nicolas Maduro.

Tezën për tentim gusht-shteti e ka hedhur ministri për komunikim Horhe Rodriges dhe ka paralajmëruar që autoritetet po bëjnë rezistencë ndaj “grupit të vogël të tradhtarëve nga radhet e ushtrisë”, transmeton Ballkani.info.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopes ka theksuar se ushtria mbetet besnike ndaj presidentit.

Të kujtojmë, tentimi i marrjes së pushtetit ka nisur nga presidenti i vetëshpallur Juan Guaido, i cili i ka mbledhur simpatizantët e tij në Karakas para bazës ushtarake.

Në rrjetet sociale janë publikuar xhirime në të cilat shihet se si një automjet ushtarak kalon përmes demonstruesve.

Guaido në anën tjetër tjetër përmes Twitterit ka thënë s’e s’ka kthim pas dhe se Maduro duhet të bie. /Ballkani.info/