LAJMI I FUNDIT

Kaos në Beograd: Kërkohet anulimi i zgjedhjeve, po hedhin gjithçka që gjejnë në godinën e KQZ-së (FOTO, VIDEO)

Në Beograd po mbahet protesta e koalicionit “Serbia kundër dhunës”. Pas fjalimit në fillim të tubimit para Kuvendit të Beogradit, protestuesit kanë shkuar te ndërtesa e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) ku, siç paralajmëruan, do të dorëzojnë dëshmi për parregullsitë zgjedhore në Beograd.

Përballë RIK-ut është një numër i madh i njerëzve të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Beograd dhe në Serbi, transmeton Ballkani.info.

Organizatorët nga “Serbia kundër dhunës” i bënë thirrje turmës që të mos hedhin vezë dhe sende të tjera në dritaret e RIK-ut, gjë që u shoqërua me fishkëllima.

Siç ka raportuar gazetari N1, është thyer rrethoja para RIK-ut.

Beograd 17.12.2023. Marinika Tepić. Izborni štab Srbija protiv nasilja. IZBORI 2023. Foto: Vesna Lalić/Nova.rs

Marinika Tepiq ka thënë para RIK-ut se ajo dhe Miroslav Aleksiqi sonte do të fillojnë grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

“Nuk ka asnjë shans që dikush këtu t’i njohë zgjedhjet e Beogradit. Ne kemi prova dhe kërkojmë që zgjedhjet të anulohen”, tha ajo para gazetarëve para RIK.

“Ne nuk mund t’i njohim zgjedhjet sepse ato janë jashtë ligjit,” shtoi ajo.

“Unë dhe Miroslav Aleksiç do të qëndrojmë në RIK dhe do të fillojmë grevë urie sonte deri në anulimin e zgjedhjeve”, tha Tepiq. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin