Marrëdhënia mes Kim dhe Kanye po shkon drejt përmirësimit.

Raportet e tij me Kim Kardashian nuk ishin edhe aq të mira kohët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo dyshja po kujdesen maksimalisht për përmirësimin e marrëdhënies dhe duket se po ia dalin mjaft mirë.

Kanye West bëri një pushim nga puna për albumin e tij dhe nga fushata presidenciale për të bërë një udhëtim për në Los Angeles.

Reperi udhëtoi në Los Angeles nga ferma e tij në Wyoming për t’u ribashkuar me bashkëshorten Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre. West u kthye në shtëpinë e tij në Hidden Hills, të cilën e ndan me bashkëshorten dhe fëmijët: North,Chicago, dhe djemtë Saint dhe Psalm.“Ai është ende i zënë duke punuar në albumin e tij dhe fushatën presidenciale, por me të vërtetë po i mungojnë fëmijët dhe udhëtoi për t’i parë ata”, u shpreh burimi.