Kanosi prindin dhe ia mori çelësat e veturës, policia arreston të riun në Prishtinë

Policia ka arrestuar të dielën një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte kanosur babanë duke i kërkuar të holla

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë, ku pas marrjes së informatës, policia e ka kapur të dyshuarin pasi ai e kishte kanosur prindin e tij duke i kërkuar të holla e më pas ia ka marrë çelësat e veturës së tij.

I dyshuari është ndaluar dhe arrestuar, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën.

Gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…