ferizaj

Kanosi bashkëshorten se do ta vras bashkë me familje, paraburgim të dyshuarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.K shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Sipas komunikatës për medie, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për këtë masë.

“I pandehuri më 1 dhjetor 2021, në fshatin Davidovc – Komuna Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, përmes telefonit ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën bashkëshorten e tij B.K dhe familjen e saj, ku për të njëjtin rasti është hapur dhunë në familje ndaj të dëmtuarës nga i pandehuri, kjo kanosje i ka shkaktuar shqetësim, frik dhe pasiguri të dëmtuarës dhe familjes së saj”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.