Kane i humb dy ndeshjet e Championsit ndaj Dortmundit

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, do të jetë jashtë fushave deri në muajin mars shkaku i lëndimit të gjurit që e pësoi në humbjen nga Manchester Unitedi.

“Pas analizave të para, mund të konfirmojmë se Harry Kane ka lënduar ligamentet e gjurit të majtë”, thuhet në një komunikatë të Tottenhamit.

“Sulmuesi do të monitorohet nga mjekët e klubit dhe pritet të kthehet në muajin mars”, thuhet më tej.

Kane pritet të mungojë në ndeshjet kundër Chelseat në kupë dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.