Sulmuesi i Tottenhamit

Kane e konsideron fitoren ndaj PSV-së si njërën prej paraqitjeve më të mira këtë sezon

Harry Kane shënoi dy gola në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndaj PSV-së për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë tre pikë Tottenhamit që i mbajnë gjallë shpresat e londinezëve për kalimin e grupit.

Sulmuesi i “Spurs” beson se triumfi përballë PSV Eindhoven ishte njëra prej paraqitjeve më të mira këtë sezon të klubit anglez.

“Ne ishim të dëshpëruar që u kthyem nga ndeshja e parë me një pikë. Nuk ishte situata ideale të pësonim të parët, por ia dolëm të kundërpërgjigjeshim me dominimin tonë. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet por në fund morëm një fitore në Champions League. Kemi filluar të marrim fitore, kjo ishte njëra prej paraqitjeve më të mirë të sezonit”, tregoi Kane.

Tottenhami pas 4 xhirove të zhvilluara në grupin B ka 4 pikë të grumbulluara në vendin e 3-të, 3 më pak se Interi që mban vendin e 2-të para përballjes direkte në “Wembley” në fund të nëntorit.