Kandiq: Vrasja e shqiptarëve nga njësit serbe “Akrepat”, a është agresion i NATO-s?

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes së 14 civilëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë nga njësitë famëkeqe serbe “Akrepat”.

Ajo përmes një statusi në Twitter pyet serbët nëse kjo vrasje makabre ndaj civilëve të pafajshëm është agresion i NATO-s.“Sot, 20 vjet më parë, anëtarë të MUP-it të Serbisë, njësitë e “Skorpions”, vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë shqiptarë nga familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i rreshtuan për muri dhe zbrazën rafalë mbi ta. A është ky “agresion i NATO-s”?”, shkruan Kandiq.