Kandiq: Thaçi i dërgoi mesazh të qartë Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, SHBA aleati më i rëndësishëm

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka vlerësuar se fjala e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën hapëse të mbrojtjes të martën, dërgoi mesazh të qartë drejt Qeverisë së Kosovës – SHBA është partneri më i rëndësishëm.

Kandiq një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, teksa ka shtuar se Thaçi ftoi bashkësinë ndërkombëtare të hetojnë raportin e Dick Martyt, të miratuar si rezolutë nga Këshilli i Evropës, shkruan Demokracia.com.

“Hashim Thaçi nga Haga i ka dërguar mesazh të qartë qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës se SHBA-të janë aleati më i rëndësishëm. Ai tha gjithashtu se ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë një hetim ndërkombëtar në lidhje me raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kandiq.