Pikërisht me 16 shkurt të vitit 2012, një ditë para katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një grup të rinjsh kishin djegur flamurin e shtetit tonë.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni tre persona, të cilët kanë shkrepur këtë imazh, pikërisht me flamurin e djegur.
Pjesë e kësaj fotografie është edhe Mimoza Shala, tani kandidate për deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila mbanë numrin 53.
Shala ka mohuar për Indeksonline se ka marrë pjesë në këtë akt, derisa e njëjta ka thënë se madje ka kritikuar shokët e tij që kanë bërë këtë veprim, edhe pse fytyra e saj e thotë të kundërtën në fotografi.

“Nuk është veprim imi, prandaj nuk kam pse të pendohem për një veprim që nuk e kam bërë. Në fotografi jam me shokët e mi të cilët edhe i kam kritiku për veprimin e tillë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Mimoza aktivizimin e saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE e filloi në vitin 2011. Në vitin 2013, në zgjedhjet e para lokale, është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Po ashtu në zgjedhjet e fundit, ajo u zgjodh përsëri asambleiste dhe është gruaja më e votuar në listën e Lëvizjes në Qendrën e Gjakovës. Ndërsa këtë vit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare synon një karrige.







