Tahir Batatina

Kandidati për selektor i Kosovës vjen me një reagim: Gjithmonë do të jem pranë Kosovës

Tahir Batatina, kandidati për pozitën e selektorit të Kombëtares së Kosovës, ka reaguar sërish lidhur me këtë pozitë.

Përmes një postimi në “Facebook”, trajneri i Llapit theksoi se deri në frymën e fundit do të jetë pranë Kosovës.

Batatina ri-theksoi se ëndrra e tij mbetet që të kualifikojë Kosovën në një kampionat madhor.

Trajneri nga Podujeva gjithashtu falënderoi të gjithë, që sipas tij, po e përkrahin në këtë mision.

Postimi i plotë:

“Forca, Kosova! Deri në frymën e fundit, do jem pranë teje. Vlerat më të mëdha në jetë për mua janë qytetarët e Kosovës dhe tifozeria Dardanët, që gjatë kësaj kohe më kanë mbështetur dhe po vazhdojnë të më mbështesin. Ata dua të më vlerësojnë, sepse një ditë së bashku me ta do të festojmë kualifikimin në botëror dhe Evropian. Çdo mision që kam filluar nga mosha e re e kam realizuar. Ëndrra e vetme që do ta realizoj nëse jam shëndosh dhe mirë në karrierën time është kualifikimi i Kosovës. Kjo mbështetje nga të gjitha mediat, portalet dhe komuniteti i futbollit më bëjnë mos të ndalem deri te objektivi im me qytetarët e Kosovës dhe popullin tim”.