Më 3 nëntor të këtij viti në SHBA do të përballen dy politikanë. Përballja e tyre zgjedhore do të tregojë se kush do të jetë shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë, respektivisht shefi i vjetër edhe për një mandat katërvjeçar.

Presidenti aktual Donald Trump do të sfidohet nga Joe Biden, kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Trump, kandidat i republikanëve, kërkon edhe një mandat të ri, por ai po përballët me kritika për mënyrën e manaxhimit të situatës me koronavirusin, gjendjen ekonomike dhe trazirat racore.

Edhe pse Kosova nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet amerikane, sigurisht se ka entuziast të caktuar që mbështesin njërin apo tjetrin kandidat për president, shkruan Ballkani.info.

Joe Biden ka qenë në Kosovë gjatë kohës sa ishte nënpresident i Amerikës dhe zëvendës i Barack Obamës. Mirëpo, lidhja e tij me Kosovën daton qysh herët.

Pas luftës, në vititn 1999 Biden kishte qenë pjesëmarrës në një tryezë të Ligës Shqiptaro-Amerikane të organizuar atje. Pjesëmarrës në atë takim ishte edhe Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së.

Haradinaj aso kohe ishte në përpjekje për ta themeluar partinë që e drejton sot.

Në fjalimin e tij të zjarrtë para të pranishmeve, Biden thotë se trupat amerikane do t’i mbrojnë shqiptarët dhe se janë të gatshme të qëllojnë në secilin që i prek shqiptarët në Ballkan.

Biden në një moment i ishte drejtuar edhe Haradinajt:

“Nuk e di nëse jam me partinë e tij (të Ramush Haradinajt) apo jo, por dua t’ju them se e respektoj këtë njeri”, thoshte Biden derisa mbajte fjalim para Haradinajt.

Për më shumë ndiqeni fjalimin e plotë të Joe Biden në vitin 1999: