Kandidati për deputet zotohet se pagën do ta dhuroj si mbështetje për Gratë

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Social Demokrate, Xhafer Plakiqi është zotuar se nëse fiton ulëse në Kuvendin e Kosovës do t’i jep mbështetje të fuqishme grave.

“Unë zotohem publikisht, se pagën time prej deputeti do ta dhuroj si mbështetje për Gratë”, ka thënë ai.

Postim i plotë:

MBËSHTETJE PËR GRATË

Tradicionalisht gruaja shqiptare ka qenë themeli, shtylla, kulmi dhe porta e shtëpisë. Sakrifica e saj ka shkuar deri në vetmohim. Ka rritur fëmijët me lecka, me duart e arta ka ushqyer gjithë Familjen, dhe me po këto duar ka qëndisur një Flamur, për djalin e saj të cilin e niste rrugës së Lirisë….

Sot kur e gjithë ajo sakrificë e shtresuar nëpër breza do duhej të shpërblehej me respekt e mirëqenje, gruaja shqipëtare vazhdon të mos e ket vendin mëse të merituar në shoqëri.

Sot isha tek tezja Shpresë (emërtuar nga unë) në dyqanin e saj të vogël por të ngrohtë, aty ku sot Ajo dhe 20 zonja tjera të nderuara sigurojnë dinjitetshëm e me krenari mirëqenien për Familjet e tyre. Aty pashë atmosferë pune dhe ushqime fantastike tradicionale, e mbi të gjitha harmoni familjare.

Aty mungonte vetëm diçka, në fakt kishte munguar tash e 15 vite, mungonte Dora e shtetit. E pyeta se a ke patur ndonjë përkrahje nga institucionet tona; dhe normalisht përgjigjja ishte JO…

Unë zotohem publikisht, se pagën time prej deputeti do ta dhuroj si mbështetje për Gratë.

Njëkohësisht SFIDOJ ndonjë nga kolegët deputet që ta bëjnë një gjë të tillë, të paktën 10%.

#NismaSocialDemokrate 122

#FatmirLimajKryeminister

#XhaferPlakiqi 88

loading…