Kandidati i VV’së për kryetar të Ferizajt: Do ta organizojmë Miss Gjyshen

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani ka bërë një premtim interesant. Ai ka thënë se do të organizojë një festival në të cilin do të zgjedhet “Miss Gjyshja”

Ramadani i VV-së këtë premtimi nuk e tha me humor, por premtoi se do ta bëj.

“Pikë që e kemi në programin tonë, që nuk i ka shku n’men askujt deri tash në asnjë parë zgjedhje, e na e kena ba premtim. Kena me majtë një festival një herë në vit në Ferizaj, ku ai festival ka mu organizu në mënyrë profesionale dhe ku kemi me zgjedhë super-gjyshen e vitit. Për moshën e tretë të gjysheve tona, ka me u organizu një festival në të cilin festival ka me u zgjedh super miss gjyshja. Miss Gjyshja ka me u zgjedh në Ferizaj, një , dy edhe tre, për arsye se janë lanë anash neve dhe kurrkush nuk i përmend as në fushatë as jasht saj”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, kadidatët e VV-së për kryetar të komunave po ballafaqohen me mungesë programi, ku së fundi LDK e dënoi VV-në në Prishtinë për vjedhje të plan-programit.