Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, e deri më tani ky proces ka arritur në 78% në nivel vendi.

Së fundi Ballkani.info ka siguruar votat e të gjithë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shihet qartë se votuesi i këtij subjekti e ka poshtëruar kandidatin Luan Gacaferi, duke e rënditur të katërtin nga fundi.

Gacaferi ishte temë diskutimi në opinion ditëve të fundit ngase tallej me shëndetin e ish-presidentit Thaçi, si dhe e cilësonte përkeqësimin e gjendjes së tij si lajm të mirë.