Kandidati i VV-së për deputet i ‘frynë’ më shumë zjarrit: MPB-ja patjetër të jetë e VV-së

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar në lidhje me mospajtimin e LVV-së dhe LDK-së për ndarjen e përgjegjësive të pushtetit.

U raportua se në mes LVV-së dhe LDK-së ka mospajtime për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Lëvizja Vetëvendosje po këmgul që kjo ministri t’i takojë asaj, por një gjë të tillë nuk e pranon LDK.

Sipas Zogianit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është angazhuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe për këtë domosdoshmërisht MPB-në duhet ta ketë LVV

‘Qe prej fillimit Vetevendosje! eshte angazhuar kunder korrupsionit, e per sundimin e ligjit.
Asnje ministri brenda qeverise nuk ka me shume kompetenca e rol ne kete fushe sa Ministria e Puneve te Brendshme”, ka shkruar ndër tjerash Zogiani.  /Ballkani.info/

Postimi i plotë: