Kandidati i Nismës, Xhafer Plakiqi, premton hapjen e një Qendre të Aftësimit Profesional

E vetmja zgjidhje që tregu i punës të mund të absorboj fuqinë punëtore në Kosovë, është trajnimi dhe çertifikimi i tyre, dhe përgatitja për profile të ndryshme, ku edhe do të gjeneroheshin paga dhe kushte pune të dinjitetshme. Kështu është shprehur kandidati për deputet nga Nisma, Xhafer Plakiqi gjatë vizitës të bërë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren, bashkë me kryetarin Limaj dhe ministrin Reçica.

Plakiqi ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Fatmir Limaj, krahas zhvillimit të bujqësisë, aftësimin profesional të kuadrove e ka si top prioritet.

Ai tha se këto Qendra do të ngrihen dhe mirëfunksionalizohen nga Qeveria, dhe do të ofrojnë trajnim, testim dhe certifikim pa pagesë.

Meqenëse Plakiqi vjen nga Rajoni i Drenicës dhe rrjedhimisht i din nevojat e kësaj popullate, zotohet se brenda vitit të parë të mandatit në Qeveri, do të ngritë një Qendër të tillë, e cila do të ofronte trajnime dhe certifikime të profileve të ndryshme, si:

– Elektronikë industriale
– TIK
– Administrim biznesi
– Elektromekanikë (paisje amvisërie)
– Auto elektrikë
– Auto mekanikë
– Saldues
– Metalgdhendës
– Murator
– Latues
– Zdrukthtarë
– Kuzhinier
– Furrëtarë
– Rrobaqepës
– Parukeri

#BashkëPërShtetin
#FatmirLimajKryeministër Nr:1
#XhaferPlakiqi Nr:88