Kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka treguar se si do të zhvillohet fushata në këto kohë pandemie.
Ai ka njoftuar se sot është mbajtur takimi me kandidatët e LDK-së për asambleistë njëherësh lista fituese me 17 tetor në Junik, përcjell Ballkani.info.
Në një postim në Facebookm Shehu ka treguar se unanimisht janë dakorduar që për shkak të gjendjes me Covid-19, fushata në këto zgjedhje të zhvillohet me kujdes të shtuar dhe në përputhje të plotë me rekomandimet nga IKSHPK.
“Fushata do të jetë më shumë digjitale sesa fizike. Megjithatë takimet që do të mbahen në terren, do të jenë në grupe të vogla dhe me pajisje mbrojtëse. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve, është prioriteti ynë i parë si në fushatë ashtu edhe gjatë qeverisjes”, shkroi Shehu.







