Kandidati i AKR-së publikon dëshmi për vjedhjen e votave nga komisionerët, kërkon rinumërim të plotë

Jetlir Zymberaj Këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili ka garuar për deputet në kuadër të koalicionit të AKR-së me LDK, pretendon se ka dëshmi për siç i ka quajtur ai komisionerët e kriminalizuar.

Zymberaj ka theksuar se rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm.

Reagimi i plotë i Jetlir Zemberajt:

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.

Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.

Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat. 

Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë.Dardan Stublla: Nuk jam as nuk kam qenë pjesë e këtyre inskenimeve.