Kandidati i AAK-së për deputet: Albin Kurti inspirohet nga diktatori Enver Hoxha

Kandidati i AAK-së për deputet, Erolld Belegu e ka komentuar përgjigjen e liderit të VV-së, Albin Kurti rreth tri figurave më të këqija të historisë shqiptare.

“Iu deshën 5 minuta për të menduar e për t’i thënë tri figurat më të këqija të historisë shqiptare dhe as ato nuk i mjaftuan Albinit për t’iu kujtuar e për ta përmendur diktatorin famëkeq që vrau dhe persekutoi shqiptarët, Enver Hoxha. Dhe kur ju thashë para disa dite se për idetë e tij, siç është shërbimi i obligueshëm ushtarak, inspirohen nga xhaxhi, çkasmos komentuan (sigurisht, përveç argumenteve) ?♂️”, ka shkruar Belegu, transmeton Ballkani.info.

Kurti i ka thënë emrat e tri figurave më të mëdha të kombit shqiptar dhe tre figurave më negative. Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.

“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, numëroi Kurti.

Ndërsa tri figurat më negative të këtij kombi, sipas Kurtit janë:

“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”, tha Kurti.

Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për Rugovën.

“Besoj se është figura qendrore e historikut që i parapriu shtetit të Kosovës”, përfundoi Kurti.

loading…