Kandidati e AAK-së (Selim Selimi) dhe kandidatja e PDK-së (Besa Ismaili) i urojnë suksese njëri-tjetrit në zgjedhje

Secila parti dëshiron ta ketë gjithë sukesin për vete nga zgjedhjet e përgjithme paralamentare të 14 shkurtit. Është rast i rrallë në Kosovë edhe kur dy kundërkandidatë i urojnë njëri-tjetrit suksese në garën ku garojnë për ta mundur njëri tjetrin.

Një gjest të tillë të rrallë e kanë treguar dy kandidatë për deputetë që vijnë nga PDK-ja dhe AAK-ja. Selim Selimi dhe Besa Ismaili i kanë uruar suksese njëri-tjetrit ditën kur subjektet politike i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Kjo i ka bërë përshtypje edhe gazetarit të Evropës së Lirë, Fatmir Bujupit.

“Një rast i rallë i korrektësisë së rivalëve politikë. Megjithqë gjendemi para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë (14.02,) kandidatët për deputetë, Selim Selimi (AAK) dhe Besa Ismaili (PDK), i urojnë njëri-tjetrit sukses! Pra, janë rivalë politikë, por jo armiq! #Zgjedhjet2021”, ka shkruar Bujupi.

Ndërkohë së fundmi, nga dy subjektet politike të cilat i përfaqësojnë Selimi e Ismaili ka pasur deklarata e kundërpërgjigjje, që u nxitën pas një deklarate të Abelard Tahirit të PDK-së, i cili tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj “s’ka më vend në politikë”.