Thuajse në tërësi ka përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

Ndërsa tashmë kanë filluar të zbulohen edhe votat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Gjilan partia fituese e këtyre zgjedhjeve ka dal mjaftë mirë duke marrë një numër të konsiderueshmë të votave.

Kandidatët për deputet nga LVV-ja që janë votuar më së shumti, janë Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu, Arijetë Rexhepi, Luan Aliu e Labinotë Demi.

Alban Hyseni ka arritur të marrë sic mësohet 11 mijë vota. Ndërsa pas tij renditet Arbëreshë Kryeziu me rreth 9 mijë vota, duke lënë pas vetës Arijetë Rexhepi me 8 mijë vota, Luan Aliu rreth 7 mijë vota si dhe Labinotë Demi rreth 6500 vota.

Kuvendin e Kosovës me deputet nga radhët e LVV-së në Gjilan priten ta përfaqësojnë edhe Hydajet Hyseni, Shqipe Mehmeti-Selimi, Adriana Matoshi, dhe Doarsa Kica – Xhelili të cilet kanë arritur të marrin vota mjaftueshëm në total.

Kjo nënkupton se nga kjo komunë Vetëvendosje do ta përfaqësojnë 9 deputetë.