Kandidatët e PDK’së dhe Nismës nga Gjakova tregojnë qëndrimet e partive për Autostradën e Dukagjinit

Kandidatët për deputetë nga qyteti i Gjakovës janë të ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kandidatët kanë folur edhe për projektin e Autostradës së Dukagjinit. Fazli Hoxha nga koalicioni AKR-Nisma ka thënë se Nisma garanton këtë projekt.

“Nisma garanton Autostradën e Dukagjinit. Por duhet të jetë e hapur e jo e mbyllur. Nuk bën të mbyllet autostrada për shkak se do të shkatërronte bizneset e shumta që ndodhën gjatë rrugës në ato pjesë. Kjo do të dëmtonte familjet. Si Nismë jemi për Autostradës së tipit të hapur”, ka thënë ai.

Ndërkohë Hisen Berisha nga PDK ka thënë se është po ashtu pro kësaj Autostrade por që ajo duhet të jetë e mbyllur.

“Duhet të jetë e mbyllur për shkak të rritjes së shpejtësisë së qarkullimit. Do ulej rrezikshmëria nga kyçjet ndërsa duhet të bëhet lidhja me qytetet. Gjithashtu duhet që të rruhet bujqësia e asaj pjese për shkak se ai regjion njihet për zhvillimit të bujqësisë në nivel vendi”

“Projekti nuk do të ndalet por kostoja duhet të jetë më e vogël.

loading…