“Kandidat për kryeministër mund të jetë Avdullah Hoti ose Lumir Abdixhiku”

LDK mblodhi Kryesinë, brenda pak ditësh pritet të bëhet publik emri i kandidatit për kryeministër.

Derën e partisë e hapën qysh në mëngjes.

Kjo pasi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mblodhi Kryesinë.

Pritjet nga kjo mbledhje lidheshin me emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Por, lideri i LDK-së, në fund nuk dha një emër.

Mustafa shtoi se tani nuk mund të flas me emra.