Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka kritikuar për herë të parë hapur dhe drejtpërdrejt sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

“Rrezikimi i popullatës civile në një masë të tillë, siç po ndodh gjithnjë e më shumë ditët e fundit, nuk mund të justifikohet më me luftën kundër Hamasit”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz dhe shtoi, duke komentuar rastin e vdekjes së fëmijëve në një shkollë, se “ai nuk e kupton më qëllimin me të cilin ushtria izraelite po vepron aktualisht në Rripin e Gazës”, transmeton Ballkani.info.

Merz paralajmëroi qeverinë e Benjamin Netanyahu se miqtë e Izraelit nuk mund të tolerojnë gjithçka që bën Jeruzalemi.

“Qeveria izraelite nuk duhet të bëjë diçka që as miqtë më të mëdhenj të Izraelit nuk mund ta tolerojnë në një moment,” tha Merz (Bashkimi Kristian Demokrat CDU) në një diskutim publik në transmetuesin publik WDR në Berlin.

Kancelari gjermane tha se Gjermania, “më shumë se çdo vend tjetër në botë”, duhet të përmbahet nga kritikat ndaj Izraelit. /Ballkani.info/