Kancelari Scholz publikon foto kryesore me presidenten Osmani, asnjë me Vuçiqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar ditë më parë në samitin e Pragës, ku takoi presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Osmani gjatë takimit me Macron e Scholz tregoi se kanë biseduar edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku tha se ua ka prezantuar vijat e kuqe, përtej të cilave nuk mund të shkojë Kosova.

Për takimin e Pragës është deklaruar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ku ka deklaruar se Putin dëshiron të ndajë Evropën dhe se ky është qëllimi i tij.

“Por ai ka arritur të kundërtën: Evropa është afruar edhe më shumë së bashku këtu në Pragë”, ka shkruar ndër të tjera Scholz.

Por ajo që bie në sy në postimin e kancelarit gjerman të publikuar në Facebook dhe Instagram, është se Scholz ka publikuar fotofotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nuk ka publikuar asnjë fotografi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.