Procesi i Berlinit

Kancelari gjerman e publikon fotografinë familjare të Samitit, Kryeministrja serbe s’është aty

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar fotografinë familjare të Samitit të Procesit të Berlinit që nisi sot në Tiranë, por që në fotografi ka refuzuar të jetë kryeministra serbe Ana Bërnabiq. Në prapavijë shihen flamujt e vendeve pjesëmarrëse, ndër ta edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Gjithsesi, kancelari gjerman ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Ky premtim vlen, edhe nëse aktualisht po vuajmë pengesa në rajon. Ne kemi nevojë për kohezion në Ballkanin Perëndimor dhe një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet që kanë zier për një kohë të gjatë”, shkruan ai ndër të tjera në platformën “X”.