Kanada arrin marrëveshje me dy kompani për miliona doza të vaksinës kundër COVID-19

Kanada ka arritur marrëveshje në parim të hënën me Novavax INC dhe Johnson & Johnson për miliona doza të vaksinave të tyre eksperimentale kundër COVID-19, ka thënë kryeministri Justin Trudeau.

Marrëveshja e dytë e Kanadës, është e ndarë nga marrëveshja e parë me Pfizer Inc dhe Moderna Inc të cilat u bënë publike javën e kaluar, dhe tregon për nxitimin e vendeve për të siguruar qasje në vaksinat kundër COVID-19.

Javën e kaluar Këshilli Nacional për Kërkime në Kanadë tha se ka përfunduar marrëveshjen për vaksinën kundër koronavirusit me kompaninë kineze CanSino Biologics pasi kompanisë i mungonte autoriteti për ta dërguar vaksinën.