Kanabis pranë Syrit të Kaltër, 4 të arrestuar në Sarandë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas bluve në pranga kanë rënë :

-R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim.

-L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë.

-F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim.

-B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tyre pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.

loading…