“Kanabis OSBE”| Publikohen pamjet e arrestimit të trafikantëve, Serbia: Erdhi nga Shqipëria

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit mariuanë.

Sipas MPB-së serbe ky thuhet të jetë një aksion ku është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që nisej nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.

Nga ky aksion të arrestuar  janë pesë persona për shkak të dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. /abcnews.al/