Kampioni mposhtet në Napoli

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpool është mposhtur nga Napoli në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

Napolitanët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2:0.

Ndeshja ishte mjaft e barabartë sa i përket rasteve, derisa pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkohë, epërsinë napolitanët e gjetën mjaft vonë, në minutën e 82-të përmes penalltisë së realizuar nga Dries Mertens.

Kurse, shifrat në 2:0 i çoi Fernando Llorente në minutat shtesë të takimit.

loading…