Kampioni i boksit Haxhi Krasniqi, ndjen dhimbje dhe preket kur dëgjon debate për mërgimtarët

Shqiptari i parë kampion bote në boksin profesional, Haxhi Krasniqi, ka dhënë një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”.

Krasniqi ka komentuar debatet e nxehta të bëra javëve të fundit rreth diasporës dhe bashkatdhetarëve.

“Ndjej dhimbje për vendin tim dhe është prekëse”, është shprehur mes tjerash ai.

Kohët e fundit ka pasur edhe zëra të cilët thonin se Krasniqi do t’i futet politikës, por një gjë të tillë e mohon vetë ai, duke thënë se Kosovën do ta ndihmojë vetëm me anë të sportit.