Deputetët e opozitës kanë iniciuar seancën e jashtëzakonshme për taksën e vënë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

E në këtë seancë të jashtëzakonshme, deputeti i Kuvendit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se taksa është vendosur për qëllim të ndëshkim të Serbisë  por që tan siç thotë ai, Qeveria Kurti po e përdor si mjet për ndëshkimin kundër Kosovës.

Haxhiu në fjalimin e tij sot në Kuvend po ashtu tha se Qeveria Kurti ka për qëllim përjashtimin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës nga Dialogu e që në këtë mënyrë, Albin Kurti si kryeministër po rrezikon raportet mes Kosovës dhe Amerikës. E që siç potencon ai, kjo nuk është hera e parë që Kurti dëshiron të prish raportet me aleatët.

Më poshtë sjellim gjithë deklaratën që Haxhiu dha sot në Kuvend:

Diskutimi im sot në Kuvend:

Të nderuar deputetë,

Kemi thirrur debat parlamentar për Taksën, sepse taksa  e vendosur 447 ditë më parë me qëllim  të ndëshkimit të Serbisë për shkak të politikës së saj agresive kundër Kosovës,  nga Qeveria Kurti taksa po përdoret si mjet  ndëshkimi kundër Kosovës.

Veprimet që Qeveria ‘Kurti’ është duke ndërmarrë janë veprime që kanë për qëllim  përjashtimin e  SHBA-së nga Dialogu. Albin Kurti është duke rrezikuar seriozish raportet tona me Amerikën dhe me NATO-n.

Për mua qasja e Albinit nuk është ndonjë befasi, por uroj që populli ta kuptojë  që  Qeveria ‘Kurti’ nuk dëshiron marrëveshje me ndermjetësimin e Grenellit , sepse kjo Qeveri është krijuar me ndermjetësimin e Borrellit.

Albini e don ndermjetës Lajqkun e Borrellin, prandaj e refuzon Grenellin.

Nuk ka shqiptarë me mend në kokë që mes ambasadorit Amerikan Grenell dhe ndermjetësve si Borelli dhe Lajqaku, një spanjolli dhe nje sllovaku që nuk e kanë njohur pavarsinë tonë  me ia besu dialogun këtyre dy të fundit.

Aktualish është vetëm një njeri në Kosovë  që mes Amerikës  dhe Spanjës e Sllovakisë  refuzon Amerikën dhe dialogun dëshiron me ja besu Spanjes dhe Sllovakisë, dhe ai është Albin Kurti.

Prandaj nuk i ngutet atij, sepse me Borrellin e Lajqakun  koha po punon për Serbinë.

Me ndermjetësimin e Ambasadorit të SHBA-së z.Grenell janë arritë në mënyrë shumë efikase tri marrëveshje me Serbinë,  ndërsa Qeveria ‘Kurti’ nuk ka  qëndrim unik për to. Kryeministri duhet të deklarohet për marrëveshjet  që janë arritë me ndërmjetësimin e Grenellit, a janë të mira apo jo?! Marrëveshjet duhet t’i sjellë në Kuvend dhe t’i bëjë publike.

Me ndërmjetësimin e Grenellit dialogu ka marrë dinamizëm dhe  ka hapur rrugën drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

Nuk është hera e parë që Albin Kurti tenton që të prishë raportet tona me Amerikën, ju kujtohet kur protestonte për do kauza që tani i ka harru, por ambasdoren SHBA-së mu para Kuvendit e kishte lënduar.

U tha se TAKSA ishte legjitime, vendosja e saj kishte për qëllim ndëshkimin e Serbisë dhe senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar për veprimet e Serbisë që po bënte në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Taksa lëvizi mekanizmat ndërkombetarë dha efektin e saj, prandaj SHBA-së dhe BE-ja u angazhuan seriozisht për të filluar dialogun për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë periudhë kohore ishte PDK dhe kryetari Veseli ata që e kishin të qartë se përse është vendos TAKSA dhe përse duhej ajo të pezullohej  për 120 ditë për t’i hapur rrugë dialogut.

Një vit me parë PDK dha propozim në 10 pika  për taksën dhe dialogun , këtë ua ofruan në tryezë të gjitha subjekteve politike.

Por parti që tani janë në pushtet , një vit me parë kur ishin në opozitë refuzuan ofertën e PDK-së, ndërsa  tani po e kopjojnë dhe për me keq edhe po e coptojnë. Por, tani situata ka ndryshuar.  Amerika nuk po ju beson, sepse e ka kuptu që jeni demagogë e mashtrues.

Kur ju refuzuat  ofertën TONË  bëtë politikë të brendshme, kjo politikë për opinionin e brendshëm edhe ua ka sjell ca vota për të fituar  zgjedhjet, por në politikën e jashtme ju keni lënduar tej  mase raportet tona me partnerët tanë strategjik SHBA, BE, NATO-n dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk po ua përmend me ato kauzat e juaja të rrejshme  për të cilat keni qenë në gjendje vendim me shaktrru ndërsa posa keni ardhë në pushtet i keni harruar.

Ju kujtohet gazi  që keni gju për demarkacionin kur ishit në opozitë, ndërsa tani e keni  harru, kaq ishte për 8200 hektar, ia paguat Bulliqit disa  mijëra  euro të cilat tani ai mundet me i shfrytezu në fushatën  për kryetar të Besianës.

Edhe për ‘Zajednicen’, sepse  keni dasht shtëpinë me ja kall Ises, ndërsa Isa dhe LDK-ja  ju ka bë kryeminstër e ju talleni me të si PARTI.

Dilini në koferencë për shtyp në Qeveri me do biznismen të ri për të cilët të gjithë kemi respekt, ndërsa partneri i koalicionit ju shiqon nga Televizioni.

Me qenë partner në Qeveri e me shiku konferencën për Taksen  nga shtëpia deri sot nuk ka ba vaki.

Është e vërteët që për shkak të demarkacionit na Isën e kena rrxu sepse disa deputetët të tij nuk dojshin me dëgju edhe demarkacionin me votu, ama qështu si Albini kurrë LDK-në deri sot askush  nuk e ka poshtëru.

LDK edhe mundet këtë poshtnim me tejkalu, LDK u mësu cdo herë me u kujtu e me u vonu, por  Amerikën nuk mundeni me mashtru. Dinamizmi i Grenellit  dhe vendosmeria e SHBA nuk mundet me u anashkalu, prandaj LDK duhet me vendos, mes përçmimit e nënçmimit që po ua bënë Albini dhe rujtjes se kredibiltetit e interesit të SHTETI dhe raporteve me SHBA-të.

Për popullin e Kosovës raportet strategjike me SHBA janë të shenjta, mes Albinit e Amerikës,  populli ynë është me Amerikën.

Sot një muaj është votuar kjo Qeveri dhe shiqoni në cfare situate e keni vendos Kosovën në rrafshin ndërkombëtar , në raport me SHBA-të.

Për një muaj në Qeverin, Albin Kurti ka lëkundur seriozisht raportet me SHBA, NATO dhe në viziten e tij të parë edhe me Shqipërinë.