Sot pritet lirimi i rrugëve në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas dy javë bllokimi si rrjedhojë e vendosjes së reciprocitetit për targat, ndërsa tashmë është liruar një korsi e rrugës.
Kamioni i parë kalon në Jarinjë në drejtim të Serbisë pas 13 ditë bllokade nga serbët, shkruan Ballkani.info.

Deri më tani situata është e qetë në të dy pikat kufitare.
KFOR-i së bashku me Njësinë Speciale të Policisë janë duke vëzhguar situatën në dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.






