LAJMI I FUNDIT

Kamioni godet këmbësoren në Gjakovë, ajo dërgohet në QKUK

Një këmbësore është goditur nga kamioni mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se edhe pse ishte ndezur semafori i gjelbër për të kaluar për vozitësin, ai nuk e kishte vërejtur fare këmbësoren.

“Me datë 18.02.2022 rreth orës 08:00 min. në Rr.”Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, pikërisht përballë Postës kryesore afër semaforëve kryesor ka ndodhë aksident komunikacioni, derisa i dyshuari vozitësi i kamionit, kishte qenë me kamion ndalur para semaforëve kryesor në drejtim të qendrës së qytetit, dhe pasi që ishte drita e kuqe në semafor, në momentin që ishte ndezur drita e gjelbër për lëvizje, vozitësi i lartcekur, duke mos e vërejtur fare një këmbësore e cila në momentin kritik kishte qenë duke e kaluar rrugën prej anës së djathtë në të majtë dhe e kishte biçikletën për dore, por i dyshuari nga pakujdesia e godet direkt me pjesën ballore”, ka thënë Xhurkaj.

Xhurkaj ka shtuar se si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar ëndime trupore dhe pasi vizitës në Spitalin Rajonal në Gjakovë, është dërguar për në QKUK në Prishtinë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, e cila ishte dërguar nga kalimtarë të rastit në spitalin rajonal në Gjakovë, e pas një tretmani mjekësor e lënduara ka rezultuar me frakturë ne këmbën e majtë, e me pas është dërguar me auto ambulant në QKUK në Prishtinë”, ka thnëë Xhurkaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.