Kamera kap momentin se si një ‘bulldog’ sulmon një fëmijë të vogël VIDEO

Rasti ka ndodhur në qytetin portual të Belem, javën e kaluar.

Ka qenë kujdestarja e fëmiut ajo e cila u përpoq në maksimum të mbronte fëmiun nga qeni, ndërkohë që ky i fundit sulmon edhe atë.

Nga ana tjetër, pronari i qenit tërheq fëmiun duke u munduar të marrë ngjarjen nën kontrollë, transmeton Indeksonline.

Kujdestarja, pas kësaj arrinë të largohet me vogëlushin i cili pësoi lëndime të mëdha gjatë incidentit në ashensor.

Pas këtij rasti, djali i vogël thuhet se ka mbetur ‘i traumatizuar’ nga sulmi dhe familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Pronari po përballet me akuza të mundshme penale për sulmin.