Kamenicë, shpërndahen edhe 640 pako higjienike për familjet në nevojë

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën AMJ, kanë filluar shpërndarjen e 640 pakove higjienike.

Pakot në fjalë u shpërndanë tek familjet në nevojë, të cilat janë të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të Këshillave lokal, njofton Klan Kosova.

“Përpos shpërndarjes së pakove ushqimore, edhe këto pako higjienike janë dërguar në secilën shtëpi, duke u kujdesur kështu për moskrijimin e tollovisë dhe mbajtjen e distancës sociale”.

“Kryetari Kastrati ka falënderuar organizatën AMJ dhe Premtim Fazliun për angazhimin dhe prurjen e këtij donacioni”.