dhuna

Kamenicë: Një person me probleme mendore shkakton dhunë në familje, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.

Rastin në polici e ka lajmëruar familjari i tij, shkruan Ballkani.info.

Në raport thuhet se i arrestuari vuan nga një sëmundje mendore dhe sipas tij dyshohet se është përdorues i narkotikëve.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili vuan nga një sëmundje mendore dhe sipas tij dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë në familje. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport./ballkani.info