Kamberi uron Sinanin për zgjedhjen e saj kryetare e Preshevës

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, e ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen e saj kryetare e Komunës së Preshevës.

“Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal”.

“Presheva iu kthye Preshevës. Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot”, ka shkruar Kamberi.