Kamberi pritet të kthehet në Zvicër

Sulmuesi kosovar, Florian Kamberi pritet të kthehet në Zvicër për të vazhduar karrierën.

Kamberi 25-vjeçar së fundi ka luajtur për Rangersin në Skoci, ku ishte i huazuar nga skuadra tjetër skoceze, Hibernian. Derisa ai ka prishur raportet me Hibernianin, interesimi i Rangersit është zbehur. Kështu ish-lojtari i U-21 të Zvicrës me shumë mundësi të kthehet në Superligën helvetike. Ai është rritur në Zvicër, ndërsa ka luajtur për Grasshopperin.

Sipas mediave skoceze, Hiberniani i ka dhënë leje Kamberit që të udhëtojë për në Zvicër për të diskutuar për të ardhmen e tij. Për të interesim ka shfaqur St. Galleni.

Sulmuesi të premten ka udhëtuar për në Basel. Ai do të kaloj një periudhë me familjen para se të vendos për të ardhmen.