Kamberi do të takohet me Vuçiqin, kjo është arsyeja

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të konsultimeve për kryeministrin e ardhshëm të Serbisë.

Vuçiq do t’i ftojë të gjitha subjektet politike për konsultime.

Siç raporton N1, Vuçiq do të takohet sot me tri listat zgjedhore.

Po ashtu është parë edhe një takim me listën “SDA Sanxhak”, por është refuzuar – shkak masakra e Srebrenicës.

Nga ora 11:30 Vuçiq do të zhvillojë konsultime me listën “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit (Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë, Së bashku për Vojvodinën)”.

E në ora 12:45, përmbyllen konsultimet për sot me takimin e Vuçiqt me përfaqësuesit e listës “Amaneti i Myftiut – Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) – Usama Zukorliq”.