Burim Ramadani

“Kambanë alarmi për sigurinë e Kosovës” e vlerëson Ramadani deklaratën e Ambasadorit të Kosovës

“’Gjithçka është në koordinim, vetëm që amerikanët na kritikojnë publikisht dhe ne i kryejmë punët e shtetit’ është propagandë e ulët dhe mashtrim tipik!”, kështu ka reaguar ish-inspektori i Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

Më tutje, Ramandani e ka komentuar konferencën e jashtëzakonshme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hevonier.

“Deklarimi i sotëm i Ambasadorit Amerikan në Kosovë duhet të merret si këmbanë alarmi për sigurinë tonë”, ka vlerësuar ish-inspektori i AKI-së.

“Siguria jonë kombëtare, në këtë kohë të trazuar, kërcënohet më shumë nga vetë ne – nëse nuk dimë të kultivojmë partneriteti”, ka shtuar ai.

Ndërkohë Ramadani, ka thënë se qytetarët e Kosovës besojnë që “gjithçka është bashkë me SHBA’, sepse po duan të besojnë që askush nuk rrezikon ta bëjë të kundërtën. Dhe, po ashtu, që SHBA nuk heq dorë nga Kosova”.

Qeveria e Kosovës sipas Ramdanit është duke e humbur lobmin e perëndimoreve në arenën ndërkombëtare.

“Deklarimet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të enjten e kaluar, ishin disfatë e tmerrshme për Kosovën. Pra, nuk patëm mbështetje nga mbështetësit tanë, por qortim të hapur dhe të paparë deri më tash”, ka përfunduar ai.

VIDEO BONUS: “Ti, veç mshele ti!”, deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend