“Kam familje”/ E paparashikueshme! Fansja i bën twerk në video live DJ Khaled-it VIDEO

DJ Khaled është përpjekur përgjatë periudhës së karantinimit të qëndrojë aktiv dhe sa më pranë 20 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

Shpesh, 44-vjeçari ka zhvilluar edhe video live nga shtëpia me fansat e tij. Por të dielën, ajo çka pritej të ishte një lidhje direkte e zakonshme mes tij dhe një ndjekëseje, mori një kthesë të paparashikueshme.

Një vajzë u shfaq në kamer teksa bënte twerk përpara tij, ndërkohë që derdh ujë te të pasmet e saj.

“Jo, jo, mos e bëj atë. Kam familje. Fol me mua normalisht! Fol me mua normalisht! Le të tregojmë respekt”, dëgjohet të shprehet i shokuar artisti.