“Kam bërë dasmë ilegale, dasmorja më futi duart në gjoks”- këngëtarja shqiptare tregon momentet e sikletshme

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore ka qenë e ftuar në #EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

E pyetur nëse ka bërë dasma ilegale, ajo fillimisht qeshi dhe tha se nëse ka bërë diçka të  tillë nuk tregohet, por më pas tha:

“Edhe një që e bëra e postova padashje në Facebook, por më pas e fshiva. Por qe nuk ndodhi asgjë, e fshiva më pas nga Facebook.”- u shpreh ajo.Image

Sa i përket ndodhive të çuditshme në dasma, Maya tregoi disa të tilla:

“Une e kam parë veten në siklet. Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lartë se skena edhe u këput. Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thash publikut qe dikush nga ju duhet t’mi rimbursojë. Ndërsa një moment tjetër… ka pasur dhe rastë që kanë ngacmuar dhe femrat në dasmë. Por, një dajo i një dasme donte të ishte në krye të dasmës por nuk e mora si sinjal, dhe një moment ai u mërzit. Unë kam një strategji pune, ka dasmorë që duan përshëndetje ka dhe që nuk duan. U sqaruam por nuk më dhuroi moment të këndshëm. Martesa është ditë e shenjtë per çiftin, por u sqaruam pa u vënë re”- u shpreh ajo.

Më tej, ajo tregoi dhe një rast qesharak:

“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat.”– u shpreh Maya.