Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, mundësohen këto tri gjera: Mes tyre tërheqja e parave nga Trusti

Më 64 vota për ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili mundëson mes tjerash, tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Trusti.

Për herë të shtatë pasi u hodh në votim, vetëm sot deputetët arritën që të kalojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projektligj, mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Trusti, siç kishte bërë të ditur ministrja Hykmete Bajrami.

“Ligji që mundëson tërheqjen e 10% të kursimeve nga Trusti. Politika të favorshme fiskale Përdorim të 100 milion € të AKPsë për rimëkëmbje ekonomike”, kishte thënë ajo.